Ëmbëlsirë me banane dhe arra
Një ëmbëlsirë shume e shijshme e përgatitur me banana dhe arra, e cila merr 15 minuta për përgatitje dhe 1 orë pjekja.
Përbërësit:
- 2 Vezë
- 150g sheqer
- 2 banane të freskëta
- 4 lugë salcë molle
- 5 lugë gjelle qumësht të skremuar
- 1 lugë gjellle vaj ulliri
- 1 lugë gjelle vanilje ekstrakt
- 225g miell
- 1 lugë të vogël pluhur për pjekje
- 1/2 lugë çaji sode bicarbonate
- 1/2 lugë çaji kripë
- 30g arra të copëtuara
Përgatitja:
- E vendosim temperaturen e furrë në 160 C dhe vendos nje enë të në të dhe lehtë spërkate me me miell
- Në një enë të madhe, rrahi vezët dhe sheqerin derisa të fitohet masa e duhur, rreth 5 minuta. Vendos bananet, salcën e mollës, qumështin dhe vaniljen dhe rrahi edhe ato.
- Në një enë të veqantë, shoshite miellin, pluhurin për pjekeje, soden bikarborante dhe kripën. Përzieje miellin në masen e fituar të bananes, dhe përziej së bashku. Pastaj vendos arrat. Dhe vendoseni në enë për përgatitje.
- Enën vendoseni në furrë dhe lejeni që të piqet derisa ëmbëlsira të fitoj ngjyrë të argjend dhe vendoseni një shkop të vogël në qendër të ëmbëlsires në mënyrë që të piqet më mirë. Pjekeni rreth një orë dhe pastaj hiqeni nga furra dhe lejeni që të ftohet. The pastaj ëmbëlsira është e gatshme për servirje.
Ju bëftë mirë.

